Shkupi fitoi 1-0 ndaj Vardarit në terren vendas pas një 90 minutë-shi emocionues, në fushë dhe në tribuna. Ka mjaftuar një gol iu shënuar në minutën e 57 nga Serzhinjo që “pëllumbat” të marrin të tria pikët e kësaj ndeshje të cilat e ofruan një pikë pranë pozitës së shtatë të cilën me 16 pikë e mban skuadra e Makedonija Gj.P. Për Shkupin, ishte kjo fitorja e tretë në pesë javët e fundit.
Falë kësaj humbje dhe triumfit 2:1 në terren të huaj ndaj rabotniçkit, kampioni aktual Shkëndija e vetmuar kryeson renditjen e LPFM-së, Skuadra e Renovës me fitoren 2:1 ndaj Pobedës ka dalë në pozitën e katërt të kësaj renditje.
Skuadra e Makedonija Gj.P në transfertë me 4:1 e ka mundur Bellasicën, ndërsa tre gola shënoi Kirovski. Sileksi në përballjen me Akademia Pandev, ka shënuar një fitore minimale.