Shkupi është kampion i këtij sezoni në elitën e futsallit vendor. Bardheblutë nga Çairi triumfuan në ndeshjen e fundit të sezonit përballë Shkëndijës në Tetovë me rezultatin 4:0.
Golat për fitoren e Shkupit i realizuan Ismaili, Stojkoski dhe dy herë shënoi Neziri.
Ky është titulli i katërt për Shkupin në histori të futsallit. Këtë verë vendin në arenën ndërkombëtare do ta përfaqësojë Futsall Shkupi.