Shkupi me mbi 10 mijë raste aktive me Kovid 19

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 626 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Sipas qyteteve në Shkup – 312, Prilep – 77, Veles – 33, Kumanovë – 31, Gostivar – 26, Manastir – 22, Kavadar – 19, Tetovë – 18, Shtip – 15, Negotinë dhe Gjevgjeli nga 12, Koçan – 9, Strumicë – 7, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Demir Kapi nga 4, Bogdanci – 3, Kërçovë, Sveti Nikollë, Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar nga 2, Dellçevë, Resnjë, Vinicë dhe Kratovë nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 137.728, numri i pacientëve të shëruar është 111.765, numri i vdekjeve është 4.072, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.891.

Për nga numri më i madh i rasteve aktive me coronavirus kryeson Shkupi 10.838, pason Kumanova me 1.150, Manastiri 1.149, Prilepi me 1,055.

Marketing