Shkupit me komuna vazhdon të jetë vatër e infektimeve nga koronavirusi. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik.
Nga 125 raste gjatë ditës së djeshme, 89 janë regjistruar vetëm në Shkup.
Ndër komunat e Shkupit, Çairi vazhdon të kryesoj me numrin më të lartë të të infektuarve me Kovid-19, gjithsejt gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 të infektuar, vijon Gazi Baba me 13, Aerodrom -12, Gjorçe Petrov-9, Saraj-8, Karposh-7, Qendër-4, Butel-4, Shuto Orizarë-4, Kisela Vodë -4, Spopishtë -1. Çuçer Sandevë -1 dhe Studeniçan-1.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3364 e numri i rasteve aktive është 1536.