Shkupi ndanë 100 milion denarë për Athinën

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Tiranës Erion Veliaj kanë vendosur kontakt me kolegun e tij nga Athina duke i dhënë mbështetje, por edhe qëllimin për të dërguar ndihmë, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të komunës së Athinës, Jorgos Kaminis.

Marketing

“Me kryetarin e komunës së Athinës, Jorgos Kaminis kanë kontaktuar kryetarët e komunave nga Tirana Erion Veliaj dhe të Shkupit Petre Shilegov të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të madhe në atë që kalon Atika, si dhe qëllimin e tyre për ndihmë urgjente përmes Athinës, deri te rajonet e goditura. Kaminis ka falënderuar për solidaritetin që kanë demonstruar dhe kanë dakorduar kontakt të ri për hapat e ardhshëm”, bëjnë të ditur nga kabineti i Kaminisit, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.