Shkupi ndërpreu bashkëpunimin me Adilin, Gjeorgjievskin dhe Miftarin

Skuadra e FC Shkupi prej sot ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollist, fjala është për dy mbrojtësit Mevlan Adili, Dejan Gjorgjievski dhe portierin Alban Miftari.

Marketing

Skuadra me marrëveshje të dyanshme me tre futbollistët ka ndërprerë kontratat, për tu lënë hapësirë që të luajnë në skuadra të tjera.

FC Shkupi me këtë rast falënderon lojtarët për angazhimin e tyre në fanellën bardhekaltër, duke ju uruar shëndet dhe suksese në të ardhmen.

Kryesia së bashku me stafin e trajnerëve është në punë e sipër për të sjellë përforcime cilësore dhe adekuate në pozita ku ekipi çalonte më shumë.

Marketing