Shkupi në ditën e dytë të orës policore nga ora 16

Rrugë të zbrazura, dyqane dhe markete të mbyllura, pa turma të zakonshme për të dielën pasdite. Kjo është fotografia pasdite në Shkup pasi Qeveria si një ndër masat për luftë kundër koronavirusit mori vendim që ora policore për fundjavë të fillojë nga ora 16 deri në orën pesë të ditës së ardhshme. Kjo që mund të vërehet janë patrullimet policore të cilat kontrollojnë si respektohet ora policore, nëse dikush nuk e respekton masën, në pajtim me ligjin do të ndëshkohet.

Marketing

Nga përkufizimi janë përjashtuar ata të cilët punojnë në turne, por për ta lëshohen leje të veçanta për punë në turne dhe turne të natës. Janë përjashtuar edhe bujqit të cilët kultivojnë kultura të hershme kopshtare dhe kanë aktivitete urgjente lidhur me prodhimin në serra, derisa bujqit e tjerë si blegtorët, kultivuesit e frutave nëse kanë aktivitete të urgjente lidhur me prodhimin bujqësor gjatë ndalesës për lëvizje, duhet përmes telefonit të lajmërohen në njësitë rajonale të Ministrisë për të marrë leje.

Sot është dita e dytë e fundjavës në të cilën lëvizja është e përkufizuar tashmë nga ora 16, ndërsa tashmë prej nesër në pajtim me vendimin qeveritar, sërish ora policore do të zhvendoset nga ora 21 deri në orën 5. Vendimin e këtillë Qeveria e mori në seancën e mbajtur më 25 mars si një ndër masat për përballje me përhapjen e koronavirusit në vend. Masa të ngjashme kanë miratuar edhe shtete e tjera të fqinjësisë të cilat gjithashtu për momentin po përballen me koronavirusin.