Shkupi nesër pa transport publik?

Në ditën e parë të Vitit të Ri, kryeqyteti rrezikon përsëri të mbetet pa transport publik. Kryetari i Sindikatës të të punësuarve pranë NPQ-së, Miqo Stojanovski, thotë se po shfrytëzohen rezervat e fundit të derivateve të naftës që u siguruan më herët nga rezervat shtetërore dhe se sasi të reja të naftës deri në këto momente nuk janë siguruar për NQP-në. Pikërisht për këtë arsye ka gjasa që autobusët urbanë nesër në mëngjes të mbeten të parkuar në garazhet e tyre.

Marketing

 

“Gjatë mbrëmjes së kaluar kemi tërhequr një orë para një pjesë të madhe të autobusëve urbanë, me qëllim që sot në mëngjes t’u mundësojmë qytetarëve të Shkupit të arrijnë në kohë dhe pa vështirësi në vendet e tyre të punës, shkollat dhe të gjitha institucioneve. Pra, NQP-ja po ballafaqohet me të njëjtin problem që ballafaqohet tashmë disa muaj me radhë, sa i përket furnizimit me naftë, ndërsa përveç kësaj për momentin jemi edhe pa drejtor. Mandati i Dragi Kushevskit i skadoi dhe deri në këto momente nuk është emëruar tjetër nga kryetarja e Qytetit të Shkupit.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës e NQP-së, Miqo Stojanovski.

 

Në prag të ndërrimit të motmoteve, të gjithë të punësuarit e NQP-së kanë vetëm një dëshirë, autoritet njëherë e përgjithmonë të zgjidhin problemin me NQP-në dhe transportin publik dhe të mos përsëritet kaosi i këtij viti.

 

“Është e turpshme që në prag të ndërrimit të motmoteve të diskutojmë përsëri në këtë temë. Unë vërtetë po shpresoj se gjatë vitit 2025, të jetë vit ku do të gjenden zgjidhje afatgjate njëherë e përgjithmonë për problemet me të cilën ballafaqohet, ku transporti publik në kryeqytet dhe NQP-ja do të rregullohet ashtu siç i ka hije një kryeqyteti.”, – theksoi kryetari i Sindikatës e NQP-së, Miqo Stojanovski.

 

Nga NQP-ja dhe Qyteti i Shkupit sot askush nuk dëshironte të prononcohet rreth kësaj çështjeje. Problemet e vazhdueshme me naftën, kushtet jo të volitshme dhe pagat e ulëta e të punësuarve janë shkak kryesor që rreth 550 të punësuar, kryesisht drejtues të autobusëve kanë lënë punën në NQP, thotë kryetari i kësaj sindikate.

 

Marketing