Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se viteve të fundit është punuar shumë pak në sigurimin e infrastrukturës për biçikletat prandaj thotë se institucionet po angazhohen maksimalisht në përmirësimin e gjendjes.
Shilegov gjithashtu tha se vazhdon aksioni edhe për subvencionimin për blerjen e biçikletave dhe shtoi se së shpejti do të hapet konkurs edhe për trotinete elektrike.
Çiklizmi përveç se luan rol për një fizik më të shëndetshëm, ka ndikim edhe në uljen e ndotjes së ajrit.
Përdorimi i biçikletave është mundësi e mirë edhe për uljen e trafikut. Në vitet e kaluara nuk është punuar aspak në infrastrukturë, gjë që si kryetar komunë e trajtoj më seriozitet për ta përmirësuar – tha Petre Shilegov, kryetar I Qytetit të Shkupit.
Në këtë kuadër, komuna e Butelit në bashkëpunim më Qytetin e Shkupit përmbyllën projektin 10 ditor “Ditët e ekologjisë: Online me natyrën. Sipas kryetarit të Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, nuk është e nevojshme të pritet Dita e Ekologjisë për t’u angazhuar për një ambient më të pastër.
Jo rastësisht ne si Komunë e filluam këtë projekt, sepse llogarisim që gjatë vitit të kemi edhe më shumë aktivitete rreth ekologjisë, duk do të presim vetëm ditën e ekologjisë – u shpreh Velimir Smilevski, kryetar i Komunës së Butelit.
Në kuadër të manifestimit përmbyllës të këtij projekti, Komuna e Butelit ndau çmime për tre temat më të mira për ekologjinë. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme iniciativa “ Në biçikletë” gjeti një mënyrë pikante për të përcjell mesazhin se gjithmonë ka vend për shtigje për biçikleta.