Në botë sot për të shtatën herë shënohet “Winter Bike to Worк Day” internacional, i cili ka për qëllim të bëjë thirrje dhe të motivojë sa më shumë njerëz në ditën e njëjtë ta zgjedhin biçikletën si mënyrë transporti deri në punë apo shkollë.
Kryeqyteti i Maqedonisë për të pestën herë i bashkangjitet nismës e cila duhet të inkurajojë sa më shumë njerëz të krijojnë shprehinë për të shfrytëzuar biçikletat si mjet transportues, jo vetëm këtë ditë, por çdo ditë deri në vendin e punës.
Këtë ditë, shumë restorante, dyqane dhe kafene në Shkup do të ofrojnë volitshmëri për çiklistët si pije falas apo lirime, dhurata, servisim i biçikletës dhe të ngjashme.
Vitin e kaluar, Shkupi u theksua nga ana e organizatorëve për shkak numrit të madh të njerëzve të cilët e shënuan ditën, me mbi 1.000 mbështetës edhe krahas motit me mjegull dhe të ftohtë, që e vendosi në listën e top 10-të qyteteve më të mëdha sipas masës në krahasim me numrin e banorëve.