Shkupi po bëhet gati për sfidat e reja

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar përgatitjet e saj intensive për sezonin e ardhshëm. E filluam me 30 qershor në stadiumin e Çairit dhe më pas nga 10 korriku jemi në kampin e njohur të Bollut në Turqi, ku do të qëndrojmë deri me 30 korrik. Ky kamp stërvitor i cili ofron kushte optimale për të përmirësuar formën fizike dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet lojtarëve.
Ju njoftojmë se tani ka disa ndryshime në përbërjen e skuadrës. Janë larguar një numër i futbollistëve, disave që u ka përfunduar kontrata dhe me disa të tjerë që nuk e kemi vazhduar bashkëpunimin. Tani më nuk janë pjesë e ekipit Efremov, Sheji, Vosha, Dudu, Victor, Mlladenovski, Trapanovski, Dodev, Gugjufi, Toshevski dhe Ilijeski.
Lojtarët aktualë të FC Shkupi po përqendrohen me ritëm të shtuar nën udhëzimet e trajnerit Ernest Gjoka, duke vazhduar përgatitjet me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre. Kryesia e klubit po punon me intensitet të lartë për prurje të reja.
Kjo fazë e rëndësishme e përgatitjeve për FC Shkupi shënon një angazhim të plotë për të përmbushur objektivat e tyre në sezonin e ardhshëm. Gjatë kësaj faze ekipi do të zhvillojë edhe disa katër kontrolluese me ekipe të cilat gjithashtu po kryejnë përgatitjet në Bolu. Për të rejat e fundit do të informoheni në vazhdimësi.

Marketing