Partia Alternativa ka theksuar se do jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe se do të vazhdojnë me drejtimin e dikasterit të Kulturës, pas dorëheqjes së ministrit të deritanishëm Asaf Ademi.
Nga kjo parti ende zyrtarisht nuk kanë komunikuar emrin e ministrit të ri, dhe se po shqyrtohen kandidatura.
Nga portale të afërta me këtë parti u theksua javëve të fundit se ministri do të vjen nga Shkupi, Tetova ose Kumanova, por në garë janë propozime edhe nga qytete tjera.
Deri në fund të javës së ardhshme do të dihet emri i ministrit nga kjo parti.