Shkupi thyen çdo parashikim, barazon në udhëtim ndaj Dinamo Zagreb

Skuadra e Shkupit ka thyer çdo parashikim dhe ka marrë një rezultat mjaft pozitiv në udhëtim ndaj Dinamo Zagreb në Kroaci.

Marketing

Shkupi ka barazuar ndaj Dinamo Zagreb me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Shkupi fillimisht kaloi në avantazh ndaj Dinamo Zagreb me golin e Queven, i cili realizoi pas 25 minutave lojë.Dinamo Zagreb barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me mesfushorin shqiptar Arijan Ademi.

Në pjesën e dytë, rezultati final u vendos në çastet e fundit.Fillimisht shënoi Dinamo Zagreb me Petkovic, i cili çoi topin në rrjetë pas 86 minutave lojë.

Shkupi nuk u dorëzua dhe mori barazimin me Cephas në minutën e 88’të.Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shkup.