Për vetëm dy sezone gara e “Shkupi vrapon në 10 km”, arriti që në rrugët e kryeqendrës të nxjerrë me mijëra njerëz të cilët ishin pjesë e kësaj gare të dytë tradicionale. Numri I madh I pjesëmarrësve paraqet edhe një rekord për ekipin organizativ, të Maratonës së Shkupit. Në garën e sivjeme morën pjesë atlet nga 22 shtete.
Na gëzon fakti se sot kemi një numër rekord të pjesëmarrësve mbi 1.600 ose dy herë më shumë se vitin e kaluar. Edicioni I dytë I Shkupi vrapon në 10 kilometra, të cilin po e transmetojmë në një traditë të mirë dhe kjo iu nevojitet qytetarëve . Ata kanë nevojë për gara mirë të organizuar. – tha Kire Sinadinovski, Drejtor I Garës.
Po kënaqemi në këtë ditë të mirë. Më shumë se 1.600 atlet dhe po thuajse aqë përkrahës të tyre, të cilët erdhën që së bashku me ne ta festojmë këtë ditë të sportit. – tha Aleksandra Spasevska, Përfaqësuese e Fshatit SOS.
Fitues të garës “Shkupi vrapon 10 kilometra”, në konkurrencë të meshkujve doli Dario Ivanovski që shënoi kohën 32 minuta e 4 sekonda. Në konkurencë të femrave fituese doli Andrijana Pop Arsova e cila këtë distancë e përshkoi për 38 minuta e 28 sekonda. Në të dyja këto konkurencat atletët nuk arritën të shënojnë rekord të ri. Në garën e stafetës fitues doli ekipi I NRC – Najk me kohën 40 minuta e 20 sekonda.
“Shkupi vrapon 10 kilometra”, është pjesë e kalendarit të FAM-it si dhe të Federatës Evropiane të Atletikës. Organizatorët shpresojnë që shumë shpejtë kjo garë të jetë pjesë e kalendarit të Asociacionit Ndërkombëtar të vrapimeve maratonike rrugore.