Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren! Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose Botëror me Kombëtaren

Në prag të grumbullimit të ekipit të Kombëtares Shqiptare, që nis sot, për dy ndeshjet e vlefshme për Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor ora 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor 20:45), sot u mbajt konferencë për shtyp në “Air Albania”. Përveç portieri Thomas Strakosha, foli edhe shkupjani Feta Fetai.

Feta Fetai, mesfushori i afruar për herë të dytë në ekipin kombëtar nga trajneri Silvinjo foli për mediat në konferencë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Fetai u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin ndërsa nënvizoi se ekipi e ka pritur shumë mirë së bashku me stafin teknik.

Marketing

Mendon se do të kesh minuta? – A do të kem minuta nuk di ta them, e di stafi teknik. Nese do të kem, do të jap maksimumin si në stërvitje, si në ndeshje.

Sa i gatshëm je për t’u futur në lojë? – Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje.

Si është marrëdhënia me pjesën tjetër të ekipit? – Nga ana e trajnerit, stafit teknik edhe lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Më kanë dhënë besimin e duhur për të dhënë më të mirën. Sa i përket të ardhmes nese do të jem epiqendra e ekipit, shpresoj të jem një prej tyre.

Grumbullimi i dytë me Kombëtaren, na trego pak emocionet – Hera e parë është e veçantë, por edhe kjo ka veçantinë e vet. Ndjenjë shumë e mirë, skuadra më ka pritur shumë mirë si herën e parë edhe tani, së bashku me stafin teknik.

Si e shikon të ardhmen tënde brenda Kombëtares? – Ëndrra e çdo fëmije është të luajë me Kombëtaren. Çdokush ka ëndërr të luajë në Europian ose botëror me Kombëtaren.

Krahasimi me Luka Modriç dhe idhulli shqiptar – Modriçin e preferoj shumë si lojtar. Sa i përket lojtarëve shqiptarë, ka shumë që i preferoj si Asllani, Ramadani.

Ndaj Çekisë, do të donit të shënonit si Modriç apo të shënonit si ai? – Do të doja të dyja. Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston.    https://www.facebook.com/share/v/19PTE9ZRDX/

Marketing