Shkupjani Orhan Bajrami – Oki viktima nga vrasja e sotme në Greqi

Burime policore për Tv Telma kanë konfirmuar se shtetasi i RMV-së i vrarë në Hanioti të Greqisë është 39 vjeçari Orhan Bajrami-Oki një nga liderët  e grupit ‘Dyqanxhik’ , një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup.

Marketing

Para disa muajve Orhan Bajramit iu vra krahu i djathtë në mes të Shkupit Jeton Krivanjeva me nofkën Zhilla.

Sulmi i përgjakshëm me armë zjarri ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 03:30 minuta kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Nga të shtënat,  ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviq, i shtruar në spitalin Polygyros u plagos.