Shkup,përfundoi konferenca shkencore për ditën e GJUHËS AMTARE

Konferenca shkencore me temë “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV”, e cila u hap pardje, vazhdoi punën e saj edhe gjatë ditës së sotme. Në panelin e parë me temë “Sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV”, fjalë përshëndetëse mbajtën drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini dhe profesori universitar Jusuf Zejneli i cili, mes tjerash, foli edhe për sfidat e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në RMV.
Në panelin e dytë folën Adnan Jashari, i cili u përqendrua në aspektin juridiko-normativ të përdorimit të gjuhëve në RMV, Mimoza Kore, e cila foli për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve në RMV si dhe për sfidat e statusit të shqipes në këtë kontekst, Jusuf Zejneli, për sfidat e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në RMV, Anila Omari, foli për përkthimin si faktor ndikimi në zhvillimin gjuhësor dhe për pasojat e përkthimit në shqipen e RMV-së dhe Vebi Bexheti për dilemat e zbatimit të drejtë të Ligjit të Përdorimit të Gjuhës Shqipe.
Në panelin e tretë, për çështjen e sfidave të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve foli Jasmina Trajkovska-Naumovska, Haki Ymeri foli për shqipen e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e 20-përqindshit, ndërsa Demush Bajrami foli për sfidat e shtrirjes së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Në panelin e katërt me temë “Efeket e shumëgjuhësisë në aktet juridike” folën Sllavisha Mlladenoviq, i cili u ndal në dygjuhësinë në Kosovë, Ismet Osmani, i cili foli për problemet kuptimore në terminologjinë e administratës publike, Berton Sulejmani për toponiminë e tabelave rrugore, ndërsa Ismail Hamiti foli për përkthimin e lirë dhe atë të fjalëpërfjalshëm.
Pas përfundimit të punimeve të konferencës, pjesëmarrësit do të vizitojnë disa monumente kulturore në Shkup.

Marketing