Këngëtaret e mirënjohura me veshje nusërie Ato njihen si bilbilat e Kosovës, të cilat me zërin e tyre për dekada me radhë kanë argëtuar publikun shqiptar. Fjala është për tre emra të njohur të muzikës popullore, Shkurte Fejzën, Shyhrete Behlulin dhe Remzie Osmanin. Përveç zërit dhe stilit të veçantë, këngëtaret e mirënjohura shquhen edhe për paraqitjetet mbresëlënëse. Këngëtaret nga Mushtishti i Suharekës të veshura me shije dhe stil shfaqen çdo herë, shkruan rtv21.tv
Krahas ditëve të sotme, ku rol luan moda dhe grimi, këngëtaret e mirënjohura bukur ishin dukur edhe kur kishin qenë të reja. Kjo shihet nga disa imazhe të hedhura në internet, në të cilat ato shihen të veshura si nuse.
Të veshura me veshje të nusërisë, Shkurta, Shyhretja dhe Remzia duken mjaft bukur të rregulluara si nuse. Sot këngëtaret e mirënjohura gëzojnë jetë të lumtur familjare. Shkurte Fejza është e martuar me Hajrush Behlulin, me të cilin ka katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Shyhrete Behluli është e martuar Luan Salihun, të njohur si “Lulin”, me të cilin ka pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djemë. Ndërsa, Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe kanë së bashku dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./21Media