Shkurte Fejza sot ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Bilibili i këngës popullore, i ka kushtuar një këngë ‘Nënës’, një baladë me një tekst e muzikë tejet të ndjerë.
Ndryshe Shkurta këtë këngë e ka publikuar tek kanali i saj zyrtar që ka hapur, sepse nuk ka dashur më të bashkëpunojë me kanale të tjera të cilat sipas saj shtojnë dhe blejnë klikime.
Ky është statusi i këngëtares:
Baladë për Nënën.
Të dashur miq dhe simpatizues të këngës sime ky është kanali im zyrtarë në Youtube dhe nuk kam marrëveshje me kanale tjera të cilat i promovojnë këngët e këngëtarëve tjerë dhe i shtojnë duke blerë me miliona klikime. Ju lutem vizitojeni këtë kanal dhe pres mbështetjen tuaj të çmuar.
Me respekt e juaja Shkurte Fejza.