Këngëtarja legjendare, Shkurte Fejza sonte ka mbajtur një koncert madhështor për nder të 45 vjetorit të karrierës së saj.
Bashkë me të, disa këngë i ka kënduar edhe vajza e saj, Gresa Behluli.
Një pritje madhështore iu bë këngëtares që me këngët e saj u rritën shumë gjenerata ndër vite.
Këngëtarja para se të fillonte me këngët ka lëshuar një prezantim të shkurtë për karrierën e saj dhe ka falënderuar të gjithë të pranishmit.
Në fjalën e saj drejtuar publikut ajo pati një falënderim të veçantë për nënën, babanë dhe burrin e saj për mbështetjen në gjithë këto vjet karrierë.
Fejza ishte dhe vazhdon të mbetët njëra nga këngëtaret më të pëlqyera të popullit shqiptarë.