Shkurte Fejza nderohet në Turqi me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare”!

Këngëtarja, Shkurte Fejza është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi”.

Marketing

Artistja e zbuloi lajmin vetë përmes një postimi në rrjete sociale. Fejza falënderoi shqiptarët që jetojnë në Turqi për votat që ia dhanë.

“Çmimi – Këngëtarja më e mirë shqiptare -në Turqi 2024. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ju shqiptarët që jetoni në Turqi që më votuat për këngëtare të vitit, ju që lindet e u rritet larg vendit të baballarëve dhe gjyshërve tuaj. Ju që gjuhën shqipe e mësuat nga ninullat e nënave tuaja dhe e ruajtët këtë gjuhë të bekuar përmes këngëve tona. Faleminderit edhe juve që edhe kur nuk e dini gjuhën shqipe por këngët e mia këndoni bashkë me mua siç ishte rasti mbrëmë. Me miliona keni votuar për mua dhe me miliona herë ju përshëndes dhe ju falënderoj”, shkroi ajo.    https://www.instagram.com/p/DBa3D1htiDm/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8534595f-b8b1-44bb-91dc-2609e38102f3&ig_mid=75D5A45C-4452-470F-A71C-0BBDDE869568&img_index=1

Marketing