Shkurte Fejza: U jam mirënjohëse publikut që i kanë dhënë fuqi këngës time e mua kurajo që të vazhdojë

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL”, ku ka folur për karrierën e saj 50-vjeçare në muzikë.

Marketing

Ajo ka falënderuar publikun, duke thënë se u është mirënjohës, pasi sipas saj, ata i kanë dhënë fuqi këngës së sa.

“Unë mendoj se njeriu kur është këmbëngulës në atë që dëshiron të arrijë, nuk pyet për sfida, prandaj unë për këtë jam mirënjohëse gjithë publikut që i kanë dhënë fuqi këngës time dhe mua më kanë dhënë kurajo që të vazhdojë”, është shprehur tutjë Fejza.