Dekretin e qeverisë për shkurtimin e mjeteve financiare të dedikuara për partitë politike nuk e ka kundërshtuar klasa politike.
Buxheti vjetor shkurtohet për 4 milion euro, mjete këto të cilat nga Qeveria thonë se do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me pasojat e pandemisë.
“Vlersojmë se ky vendim është i përshtatshëm për situatën e krizës në të cilën ndodhet shteti shkaku i pandemisë, ndonëse vlerësojmë se vendimi është mbase i vonuar. Do të ishte shumë më produktive nëse ky vendim do të merrej qysh në mars dhe këto mjete do të përdoreshin në disa spitale”, u shpreh Antonio Milloshovski nga VMDO DPMNE.
“Në qoftë se këto para që llimi është që të shfrytëzohen për qytetarët dhe nevojat e tyre ne nuk kemi asnjë vërejtje në lidhje me dekretin e qeverisë. Por faktëkeqsisht është një vendim i njanshëm i tyre në situatë të gjendjes së jashtëzakonshme dhe të paktën për këtë duhseshte të konsultohemi”, theksoi Ziadin Sela nga ASh.
“Ne si parti politike në rrethana të cilat jetojnë e që na imponohet situata shëndetësore nuk mund të themi asgjë më shumë e më pak, por e cilësojmë si një veprim të drejtë dhe ashtu si gjithë të tjerët që duhet të tregohen solidarë çdokush do të duhet të kontibojë në këtë situatë dhe vendimi i marrë nga qeveria besojmë se është i drejtë”, u shpreh Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA.
Edhe nga BDI thonë se janë dakorduar që të zvogëlohet vlera e obligimit financiar që ka shteti ndaj partive politike, për rreth 70% në shenjë të solidarizimit në menaxhimin e pandemisë, COVID 19.
Ndryshe në vend të 320 milion denarëve, partive do t’iu ndahen rreth 71,5 milion denarë.