Shlyhen normat e Interesit për borxhet e vjetra

Në procedurë parlamentare hyri Ligji për shlyerjen e normës së borxheve. Ligji pas të cilit qëndron edhe pushteti edhe opozita, parashikon që qytetarëve t’u falet norma e interesit për borxhet e vjetra për telefonat celularë dhe fikse, për operatorët kabllorë, për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta, ujitjen e tokës bujqësore, për energji elektrike dhe për ujë.

Marketing

Shlyerja e normave të interesit për borxhe të vjetra:

• telefoni celulare

• telefoni fikse

• operator kabllor

• mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta

• energji elektrike

• ujë

• ujitjen e tokës bujqësore

Do të shlyhen normat e interesit për borxhet e bëra deri në qershor të vitit 2011. Ndërmarrjet komunale që janë në pronësi shtetërore do t’i falin normat e interesit, ndërsa për kompanitë private kjo mundësi do të jetë vullnetare. Pjesa kryesore e borxhit do të duhet të paguhet nga qytetarët, ndërsa ka mundësi që të falen edhe shpenzimet e noterisë dhe të avokatëve.

Një numër i madh qytetarësh me status të borxhlinjve do të kenë një efekt për të zgjidhur problemet dhe keqtrajtimet e tyre – tha Panço Minov, deputet.

Duhet të them se një pjesë e shoqatave civile pas leximit të ligjit nuk janë të kënaqur me zgjidhjen sepse mendojnë se nuk i përgjigjemi shlyerjes, nuk i përgjigjemi moshës, ata kërkojnë përgjigje për falimentimin e personave fizik – Sonja Mirakovska, PRSD.

Për shlyerjen e normës së interesit për borxhet e vjetra merret viti 2011, sepse atëherë nga gjykatat tek noterët dhe përmbaruesit përfunduan rreth 600 mijë lëndë.

Edhe pse pas këtij propozim ligji qëndrojnë 90 deputetë, në leximin e parë të sotëm në Komisionin Parlamentar për Financim dhe Buxhet nuk u paraqitën deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ata kanë kërkuar shtyrjen e debatit për të hënën për shkak të siç thonë ata, periudhës së ndjeshme. Por, konfirmuan se për ligjin do të votojnë pozitivisht.

Marketing