Shoferi i Ndihmës së Shpejtë ndërroi jetë pasi kishte transportuar fëmijët e lënduar gjatë gjithë natës

Shoferi i Ndihmës së Shpejtë, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, mëson Informer.

Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 1.500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.

Dëshmitarët okularë tregojnë se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje dhe ajo ishte mjaft e vogël, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi.

Marketing