Shoferi shqiptar i autobusit kapet në Gjermani pa vizë

Le chauffeur d'un bus de la compagnie lowcost Eurobus Flixbus de la ligne K338 Geneve – St.-Gall roule sur l'autoroute, ce lundi, 10 juin 2019, a Neuchatel. (KEYSTONE/Leandre Duggan)

28-vjeçari ka qenë në Gjermani vetëm si turist, por më pas ka qëndruar më gjatë pa leje. Tani ai duhet të largohet menjëherë nga vendi

Marketing

Si pjesë e kontrollit të pasagjerëve të një autobusi në distanca të gjata nga punonjësit e grupit të kërkimit në kuadër të policisë rrugore Neu-Ulm, pasditen e së mërkurës në Leipheim, është kapur një 28-vjeçar shqiptar.

Policia ka konstatuar se personi në fjalë, pasi ka hyrë në vend si turist, më pas ka qëndruar në qytet shumë më gjatë se sa i kishte dhënë leje Gjermania.

Ai është kontrolluar në autostradën A8, në zonën e pushimit në Leipheim, shkruan augsburger-allgemeine.de.

Shtetasi shqiptar nuk kishte vizën e nevojshme për qëndrim në Gjermani, ka raportuar policia. Për shkak të shkeljes së ligjit të qëndrimit, atij ju desh të paguante një depozitë sigurie dhe më pas të largohej menjëherë nga Gjermania.