Një kandidate e Partisë Demokratike në shtetin e Virxhinias në SHBA, e cila garon për t’u bërë pjesë e Dhomës së Delegatëve në këtë shtet, është akuzuar se ka performuar akte seksuale me të shoqin përpara një audience online. Sipas Fox News, jo vetëm kaq, por Susanna Gibson e cila garon në distriktin 57, kërkonte ‘bakshishe’ për shfaqjet seksuale. Gibson, një infermiere në profesion, përdorte një platformë të quajtur Chaturbate për të transmetuar aktet seksuale me të shoqin. 40-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, thuhet se ka postuar më shumë se dhjetë video në këtë faqe. Pas marrjes së informacionit, disa video janë hequr. Megjithatë të paktën dy prej tyre mendohet se kanë mbetur në faqe. Politikania e majtë ka shkelur edhe kushtet e përdorimit të kësaj faqeje, pasi nuk lejohet të kërkosh bakshish nga përdoruesit. Por ajo tha se e bënte këtë gjë, pasi po mblidhte fonde për një ‘kauzë të mirë’. Gibson nuk reagoi për Fox News, por më herët ishte shprehur se incidenti përfaqëson një dhunim të privacisë së saj. Ajo pritet të garojë kundër rivalit republikan më 7 nëntor.
Ballina Shëndet & Style Shokuese/ Politikania demokrate poston video erotike me burrin ne internet, kjo është...