Shoqata Atdhetare Dibrane në SHBA, ndihma për spitalin e Dibrës

ë
Përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Dibrane në SHBA spitalit të Dibrës I dhuruan 5 monitorë për diagnostifikim dhe përcjelljen në mënyrë të vazhdueshme të gjendjes shëndetësore të të sëmurëve, thot drejtori I spitalit të Dibrës Baki Halili.

Marketing

“Spitali I Dibrës për disa rradhë pranoi një donacion nga Shoqata Atdhetare Dibra në SHBA që na tregon që qytetarët dibran në mërgatë e duan dhe e resoektojnë Dibrën. Momentalisht pranojmë monitorë për pacientë që janë të hospitalizu, mbi të gjitha këtu ndjeket në monitorim gjendja e pacientit ku non-stop e kemi Ekagenë, pusin tensionin. Mbi të gjitha është një mjet I sofistikuar që kemi nevojë ne si institucion dhe për shkak të saj mundemi ma shpejt të arijmë në një diagnozë të caktuar.”, tha drejtori i spitalit të Dibrës, Baki Halili.

“Falenderoj edhe njëherë SHAD që dëshmuan edhe njëherë që janë jo vetëm financuesit e shumë aktivitetve kulturore-artistike në Dibër, por kësaj here edhe në sferën e mjeksisë dhe humanizmit. Me këtë donacion sot jepen 5 pacient monitor dhe nji infusion elektronik që do të monitorojnë pacientët në mënyrë të saktë me të dhëna më të mirë. Jem shum krenarë për qytetarët tonë që ndodhen në amerikë dhe jashta amerikës. Por ky nuk është donacion I vetëm ne e kemi bërë instalimin edhe të dhomave të tjera me oksigjen të centralizuar. Me këto evitojmë prezencën e bombolave të oksigjenit në hapsirat Brenda spitalit. Kemi ritur numrin e pacientëve që do të shfrytëzojn oksigjen nga 16 në 42 pacientë.”, tha Maksi Kërluku, i autorizuar i SHAD.

Në repartin e gjinekologjisë dhurohet edhe një krevat të lindjes dhe një sondë E cila do të ndihmojë për diagnostifikimin e patologjive të ndryshme tha në fund për teleshikuesit Maksi Kërluku.