Shoqata e Infermierisë me kërkesë: Të pranohet dhe paguhet shkollimi i lartë

Një nga problemet shumëvjeçare në sektorin e shëndetësisë është edhe mospranimi i shkollës së lartë mjekësore të infermierisë. Në katër institucione arsimore pranohen rreth 1500 studentë çdo vit akademik për t’u arsimuar në shkollat trevjeçare të infermierisë, por atyre nuk u pranohet diploma dhe si rezultat i kësaj ka shumë infermierë të papunësuara edhe pse posedojnë arsim të lartë të kualifikuar. Kjo shkakton revoltë, sepse ka edhe raste sporadike ku pranohet diploma, por shumica e infermierëve thonë se nevojitet rregullativë ligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Marketing

“Ne e kemi përgatitur propozim ligjin, vetëm duhet të dëgjohen kërkesat tona, të miratohet ligji të kemi sektorin e infermierisë në Ministrinë e Shëndetësisë, sepse kemi shumë probleme të pazgjidhura, sepse nuk ka infermierë që nuk ka problem, ne jemi profesion nuk kemi licenca nuk na janë konfirmuar detyrat e punës. Ka infermierë që kanë përfunduar arsimin e lartë para pesë vitesh, por diplomat dhe janë lënë në mëshirën e menaxherëve të institucioneve shëndetësore.”,- tha Gordana Besliovska nga Shoqata e Infermierëve.

“Kërkojmë ligji me urgjencë të miratohet dhe ftoj deputetët pa marrë parasysh se a janë nga pozita apo opozita të na përkrahin dhe ligji të miratohet dhe të vlejë për shtëpitë e shëndetit, spitalet dhe të gjitha institucionet shëndetësore.”,- theksoi infermieri, Sasho Ilievski.

Nga Shoqata e Infermierëve me apel që ky kontest të zgjidhet sa më shpejt, sepse sektori i shëndetësisë është sektor kyç dhe nuk guxon të anashkalohet.

Marketing