Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit “KONGRESI I ALFABETIT” nga Manastiri, me rastin e 110 vjetorit të themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe, edhe këtë vit organizon manifestim kulturo-artistik me slloganin “MANASTIRI FESTON 110 VJET”.
Manifestimi do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë në Manastir në 17.11.2018 e shtunë, me fillim në orën 18:30.
Në manifestimin do të marin pjesë: Valbona Mema, Lindita Purellku,Dervish Dervishi, Argentina Muca, Edlira Arifi, Zait Aliu, Argëton & Rabije Dervishi, Fisnik Ristemi, Fadbi Ilazi, Bleona & Erzana Aliu, Zyber Avdiu, Ansambli Karshiaka, Humoristët “Stresat”, Pajazit Murtishi, Moderatore dhe udhëheqëse do të jetë Teuta Zekiri.
Nga shoqata ftojnë të gjithë qytetarët që të jenë pjesë nga këto çaste festive.