Shoqata “Uskana” nga ShBA-të, gjegjësisht nga Çikago mobilizohet për në vendlindje. Shumë kërçovarë nga atje do nisen drejt vendlindjes duke apeluar për mobilizim që të parandalohet skenari që të fitojë kandidati i VMRO-DPMNE-së, i cili theksoi ditë më parë se “nuk ka më parulla Kërçova ishte dhe do jetë shqiptare”.
“Të dashur bashkëvendas në Sh.B.A. Duke e ndjerë se Uskana ka nevojë për votën tonë, edhe ne i përgjigjemi këtij aksioni dhe bëjmë thirrje për të gjithë kërçovarët kudo që janë që t’i dalim zot vendit tonë e të kthehemi më pas faqebardhë, të lumtur e ngadhnjyes pas fitores së radhës, 31 tetorit.
Na priftë e mbara, bashkëvendas uskanas! Fitore! •
Dr. Luan Elezi, Kryetar Shoqata “Uskana”, Sh.B.A.