Shoqërohen në polici dy persona nga Rahoveci, postuan fotografi me armë në faceboo

Dje në Rahovec janë ndaluar dy persona, pasi të njëjtit kanë postuar fotografi me armë në rrjetin social. Rastin e ka bërë publik policia.

Marketing

Me pas të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, por ndaj tyre është hapur raste për posedim të armbajtës pa leje.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në rrjetin social Facebook kanë postuar foto me armë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm dhe një karabinë e kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin ditorë të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.