Sezoni në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të nis me 11 gusht. Nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë informuar se janë duke u përgatitur për nisjen e sezonit të ri dhe se hedhja e shortit për ekipet e elitës është përcaktuar për të hënën e 29 korrikut.
Shorti do të hidhet në ambientet e FFM-së në orën 13:00 dhe secili nga klubet do të ketë nga një përfaqësues prezent.
Pas hedhjes së shortit do të bëhet i ditur edhe kalendari dhe orari për sezonin garues 2024/25.