Shorti, Shkëndija në Çair ndaj FC Shkupit

Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot u hodh shorti për sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Sezoni i ri do të nis më 9 gusht, me një përballje të madhe në Çair, në mes FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Marketing

Kampioni aktual, Vardari do të hap sezonin në terrenin vendas ndaj Borecit, ndërsa Rabotniçki do të luajë në transfertë, në terrenin e skuadrës Makedonija Gjorçe Petrov.

Ndërkohë në Tetovë, skuadra e Renovës do të përballet me skuadrën Struga Trim Lum. Anëtarët e rinj në Ligën e Parë, skuadrat e Pelisterit dhe Bellasicës, në terrenin vendas, do të takohen me Akademia Pandevin dhe Sileksin.