Shpallen maturantët më të suksesshëm në Maqedoni

Qendra shtetërore e provimeve (QSHP), ka publikuar emrat e maturantëve më të suksesshëm të vitit shkollor 2017/2018, njofton Gazeta Koha. Sipas QSHP-së, maturantet e Shkupit janë më të suksesshëm në gjuhë amtare dhe Kimi, të Ohrit në Matematikë, të Kërçovës në Fizikë.

Marketing

Në bazë të rezultateve zyrtare të provimit të maturës shtetërore, Egzon Alii nga Gjimnazi “Zef Lush Marku” në Shkup, është maturanti me rezultate më të mira në provimin e gjuhës shqipe. Ana Geshtarovska nga shkolla e mesme shtetërore e muzikës “Ilija Nikollovski Lluj”- Shkup, është vlerësuar si më e mira në gjuhë maqedonase, ndërsa në gjuhë turke është vlerësuar Inxhi Zulbeari nga Gostivari. Më të mirët në matematikë janë treguar maturantët e Ohrit, edhe atë që të dy nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit”, Vlladimitr Bojxhi dhe Ana Vodeniçarovska. Pesë maturantë nga Kërçova, një nga Ohri dhe një nga Shkupi janë zgjedhur si nxënësit më të mirë në lëndën e fizikës.

Eleonora Bozhinovska, Stefan Naumovski, Angella Nikodinovska, Bojan Sofranievski, Kristina Cvetanovska janë më të mirët e kësaj lëmie nga shkolla e mesme “Mirko Milevski” e Kërçovës, ndërsa Petar Karsapinov nga “Jahja Kemal” – Shkup dhe Aleksandar Kërstevski nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit – Ohër. Kimistët më të mirë janë që të gjithë nga Shkupi, edhe atë pesë nga shkolla e mesme “Orce Nikollovski” (Ana Joviç, Ana Bogoevska, Stefani Kralevska, Emil Nikollov, Radica Stojkovska” dhe një nga shkolla e mesme “Rade Jovçevski – Korçagin”, – Shkup. Për gjuhë angleze janë zgjedhur maturantja Sanja Atanasova nga shkolla e mesme “Josif Josifovski “– Gjevgjeli, Angella Veljanovska nga shkolla e mesme “Mirko Milevski” – Kërcovë dhe Tamara Mitrovska nga shkolla e mesme private “Jahja Kemal”u Shkup.

Ndryshe, të hënën (13.08.2018) fillon afati i dytë ( i gushtit) i maturës shtetërore dhe mbahet provimi i gjuhës angleze, frenge, gjermane dhe ruse, kurse të martën, 14 gusht, do të ketë provime gjuhë dhe letërsi maqedonase, shqipe dhe turke. Të martën më 15 gusht mbahet provimi i kimisë, fizikës, biologjisë, historisë, filozofisë, estetikës dhe biznes, ndërsa më 16 gusht mbahet provimi i matematikës.

Nota e përgjithshme mesatare nga provimet për të gjitha lëndët nga matura e 11-të shtetërore për vitin arsimor 2017/2018 në sesionin e provimeve në qershor është 3.42, që është përmirësim i vogël nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.39. Gjuhë dhe letërsi amtare në qershor provimin e kanë dhënë 14.969 maturantë. Gjuhë maqedonase 10.122 me notë mesatare 3.66, gjuhë shqipe 4.474 me sukses mesatar 3.81 dhe gjuhë turke kanë dhënë 373 me notë mesatare 4.18. Për lëndën e matematikës, për të cilin në qershor ka pasur 1.900 kandidatë, nota mesatare e arritur është 3.37. Tek gjuhët e huaja nota më e lartë mesatare është arritur në gjuhën gjermane (3.99 nga 157 maturantë). Gjuhë frënge kanë dhënë 111 nxënës dhe nota mesatare është 3.82, provimin për gjuhë turke e kanë dhënë 14 kandidatë dhe nota mesatare është 3.21. Tek provimi i tretë ekstern, për të cilin maturantët mund të zgjedhin midis gjashtë lëndëve, nota më e lartë mesatare është arritur në kimi (3.98). Sipas suksesit pasojnë provimet në fizikë (3.96), biologji (3.79), filozofi (3.78), estetikë (3.58) dhe histori (3.21).

Marketing