Shpallet fletarrest ndërkombëtar për avokatin Aleksandar Risteski

Ministria e Punëve të Brendshme, sot në uebfaqen zyrtare publikoi fletarrest për ish-avokatin Aleksandar Risteski për shkak të “hetimit për veprën penale sipas nenit 292 paragrafi 1, ndërsa në lidhje me nenin 288 paragarafi 3 dhe paragrafi 1 nga Kodi Penal, informojnë nga MPB.

Marketing

Risteski është i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, ngjarje kjo që ndodhi më 25 nëntor.

Pak javë para zjarrit, Oda e Avokatëve miratoi masë disiplinore për marrjen e licencës për tre vjet.

Dje Prokuroria ka hapur hetimet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 150 mijë euro. Në mëngjesin kritik, sipas prokurorisë, i dyshuari me veturën e tij ka ardhur në afërsi të objektit ku ndodhen zyrat e Odës së Avokatëve, i maskur si “fantom” dhe me sëpatë ka thyer derën e dyrjes. Ka renditur disa kocka me kirozin në shkallë, afër tyre ka vendosur më shumë bombola gazi dhe me shkrepëse i ka ndezur.

Tridhjetë minuta pas zjarrit, i dyshuari është larguar nga vendi në pikën kufitare Bllacë. Ai akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Marketing