Policia do ta kërkojë Vlladimir Pançevskin me urdhër arrest, konfirmoi Ministria e Brendshme. Pasi nuk e gjetën atë në shtëpi tre herë, tani do të kontrollohet nëse ai ka ikur nga shteti. Gjykata në Veles tashmë ia ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, sepse Pançevski nuk u paraqit në gjykim për nëntë muaj, ku u akuzua për manipulim dhe abuzim me sistemin elektronik AKMIS, derisa ai ishte kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit. Sipas aktakuzës, në vend të një kompjuteri, Pançevski shpërndau disa prej rasteve te disa gjykatës të cilët i konsideronte si të besueshëm të tij.