Shpallet i pafajshëm pas 21 vjetësh në burg (FOTO)

Një burrë nga Kalifornia i cili qëndronte në burg prej 21 vjetësh për një vrasje bande për të cilën shprehej se nuk e kishte kryer ai, është shpallur së fundmi i pafajshëm. Alexander Torres u shfaq në një konferencë për shtyp së bashku me avokaten George Gascon dhe anëtarë të Projektit të Pafajësisë në Kaliforni. “Torres ishte i ri kur u dënua për një krim që nuk e kishte kryer. Ai meriton një mundësi që të fillojë të jetojë jetën e tij. Jam shumë e lumtur që të shoh Alex të ribashkohet me familjen dhe të afërmit e tij”, u shpreh avokatja Audrey McGiin. Torres ishte vetëm 20 vjeç, anëtar i një bande rruge kur u akuzua për vrasjen e Martin Guitron, më 31 Dhjetor të vitit 2000. Guitron u qëllua 8 herë me armë.

Marketing

Torres u arrestua më 18 Janar të 2001. Ai i tha hetuesve se kishte pasur një konfrontim me Guitron pasi makina e mamasë së tij ishte dëmtuar, por nuk ishte larguar nga shtëpia natën e vrasjes. Të afërmit dëshmuan se Torres kishte dëmtuar dorën në një përplasje me Guitron disa javë para vrasjes. Me gjithë provat që e shpallnin të pafajshëm, Torres u dënua për vrasje në Qershor të vitit 2001. Për këtë arsye u dënua me 40 vjet burg. Në vitin 2006, një hetues privat i punësuar nga vëllai i Torres mori në pyetje shoferin e makinës që u përdor në atentat dhe ai pohoi se nuk ishte i riu autor i ngjarjes por një person tjetër që i ngjante atij. Falë këtyre hetimeve, autoritetet kanë zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes. Dhe nuk iu është dashur ta kërkojnë pasi ai ndërkohë po vuan dënim për disa grabitje me dhunë që kanë ndodhur pas vrasjes në fjalë.

Marketing