Shpallet konkursi për bursa për studime pasuniversitare dhe doktoraturë në RMV

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli konkurset për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë, për vitin akademik 2024-2025, përcjell INA.

Marketing

Bëhet fjalë për 50 bursa për studime pasuniversitare dhe 20 bursa për studime doktorature do të ndahen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët do të regjistrohen në ndonjë nga institucionet e arsimit të lartë vendor në programet nga këto fusha shkencore: shkencat natyrore dhe matematikore (biologji, fizikë, gjeo- fizika, gjeologjia dhe mineralogjia, kimia, biokimia, matematika dhe informatika) ose shkencat inxhinierike dhe teknologjike (inxhinieria elektrike, inxhinieria elektromekanike, elektronika dhe automatizimi, energjia, gjeodezia, ndërtimi dhe menaxhimi i ujit, inxhinieria kimike, teknologjia kimike, teknologjia kompjuterike dhe informatika, inxhinieria mekanike, materialet, metalurgjia, gjeologjia e aplikuar dhe gjeofizika, miniera, trafiku dhe transporti, teknologjia ushqimore, teknologjia e tekstilit dhe inxhinieria e telekomunikacionit, inxhinieria mjedisore, inxhinieria profesionale dhe inxhinieria industriale dhe menaxhimi); shkencat humane dhe shoqërore.

Shuma mujore e bursës për studime pasuniversitare është 9.000 denarë, për 9 muaj të vitit. Ndërsa 18.000 denarë në muaj do të paguhen për studime të doktoratës, gjatë gjithë vitit, informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Ata shtojnë se duke filluar nga ky vit për bursa për studime pasuniversitare do të mund të aplikojnë studentët që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në kohëzgjatje trevjeçare, pra 180 ECTS. Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pranoi kërkesën e organizatave studentore për heqjen e këtij kufizimi nga vitet e kaluara.(INA)

Marketing