Shpat Kasapi së shpejti pjesë e “BBV4”?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë artisti i mirënjohur Shpat Kasapi. Gjatë intervistës së tij ai është vënë paksa në “siklet” nga një pyetje e bërë prej moderatorëve të cilët e kanë “ngacmuar” duke i thënë “Përse nuk bëhesh pjesë e “BBV”?”

Marketing

Ai është shprehur se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë sidomos në palestër të cilët “e shtyjnë” që artisti të jetë pjesë e këtij reality show pasi në fund të fundit nuk ka asgjë për të humbur.
Por çfarë mendimi ka Shpati për këtë? Ja ç’thotë ai:“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them “unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do mem pa aty? Votomë!”

Marketing