Shpërndau numra të telefonave në “Albkings”, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit V.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ngacmim.

V.A. nga data 6 maj 2024 në vazhdimësi ka ngacmuar qëllimisht duke u shkaktuar shqetësim emocional të dëmtuarave A.Th-M dhe A.A, duke shpërndarë numrat e telefonave të tyre në grupin e quajtur “Albkings” në aplikacionin Telegram.

Marketing

Anëtarët e këtij grupi më pas kishin filluar t`i kontaktonin të njëjtat përmes telefonave të tyre si dhe aplikacioneve të ndryshme në internet, duke kërkuar nga të dëmtuarat takime dhe favore.

Ekzistojnë dyshime të bazuara se i njëjti ngjashëm ka vepruar edhe ndaj personave tjerë, duke shpërndarë të dhëna e numra telefoni në këtë grup, fotografi të ndryshme në forma dhe përmbajtje degraduese për vajza dhe gra, duke etiketuar dhe fyer me terma nënçmuese, e që të njëjtave iu ka shkaktuar shqetësim emocional.

Më 18 prill, njëri nga administruesit e “AlbKings”, Edin Nevzati, shtetas nga Shqipëria, u arrestua nga policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën një muaj paraburgim.

Marketing