Shpërthejnë shakatë me “tre musketierët” e Albin Kurtit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar disa fotografi në profilin e tij të realizuara gjatë qëndrimit të tij në pjesën veriore të Kosovës ku nesër do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

Marketing

Sveçla ka shkruar se tashmë ajo pjesë e Republikës së Kosovës frymon ndryshe.

“Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe”, ka shkruar Sveçla.

Në vizitën e Sveçlës atje merrte pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, deputeti Armend Muja dhe të tjerë.

Bashkë e kanë realizuar një foto mbi Urën e Ibrit, urë kjo që tash e sa kohë mbikëqyret nga KFOR-i.

Sveçla dhe Peci shkojnë në Mitrovicë, flasin nga Ura e Ibrit: Kjo pjesë frymon më ndryshe

Pas këtij momenti kanë shpërthyer shakatë në rrjet.

Gazetari Berat Buzhala bën këtë reagim: Shihmi more qysh po doken: Arnold Shvarcenegeri, Silvister Stalone dhe Van Dami. Djem, kthene kryet se do flamura qanej nuk po doken tonet.

https://www.facebook.com/berat.buzhala/posts/10159144250496479

Derisa gazetarja Dafina Demaku shkruan: Oleksey Reznikov dhe Mykola Solskyoi (ministri i brendshëm ukrainas dhe ai i Bujqësisë) OUTLET 😝

https://www.facebook.com/dafina.sh/posts/10227746987453761