Shpërthejnë zjarre të reja në Kumanovë dhe Shtip

Në Kumanovë, Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka raportuar për një zjarr në natyrë në rrugën “Gjuro Poshtar”, ku digjet bar i thatë dhe kashtë. Zjarri u raportua fillimisht në orën 13:52. Njësiti Territorial Zjarrfikës (NJTKZ) Kumanovë kanë intervenuar me një mjet kundër zjarrit dhe tre zjarrfikës, të cilët aktualisht janë në terren duke e shuar flakët.

Marketing

Njëkohësisht, në Shtip, QKM Rajonale ka marrë njoftime për një zjarr që përfshin djegien e barit të thatë pranë varrezave turke në orën 13:00. Zjarrfikësit e NJTKZ Shtip reaguan me shpejtësi duke shkuar me një veturë terreni dhe një automjet kundër zjarrit, së bashku me shtatë zjarrfikës për të shuar zjarrin.

Ndërsa zjarret vazhdojnë të përbëjnë rrezik për zonat e prekura, autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të mbajnë qetësi dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e urgjencës për të garantuar sigurinë e komunitetit.