Shpërthen bombola e gazit në Mateç të Kumanovës, lëndohen 7 persona

Shtatë persona të moshës 20-34 vjeçare kanë marr lëndime serioze trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Të rinjtë mësohet të kishin qenë bashkë në lokacionin e njohur si “Shtëpia e gjuetarëve”. Banorët lokal kanë denoncuar rastin tek autoritetet dhe kanë kërkuar ndihmën emergjente.

Marketing

Në Spitalin e Qytetit në Kumanovë nuk janë pranuar për shkak të lëndimeve serioze. Të njëjtit janë dërguar në Shkup nga ku vijnë informacione se momentalisht nuk ka persona që ndodhen në rrezik për jetën. Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrfikësit.