Moti sot në vendin tonë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut dhe borës, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e vona të natës, ndërsa më intensive do të jenë në pjesët malore.

Marketing

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 0 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 2 deri 5 gradë Celcius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut dhe borës, ndërsa nga DPHM thonë se trashësia e borës do të arrijë deri në 15 centimetra në disa vende.