Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tetovë, 10 të lënduar

Deri më tanë në Spitalin e Tetovës janë pranuar 10 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolave të gazit në një ndërtesë në Bulevardin Iliria. Mjeku Vullnet Ahmeti thekson se personat e trajtuar në Spitalin e Tetovës janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Marketing

“Sot nga ora 11:45 nga ana e Ndihmës së Shpejtë fillimisht janë paraqitur 4 persona me gjendje të lehtë klinike, disa kanë pasur shenja obstruktive të frymëmarrjes që kanë pasur nevojë për oksigjeno terapi, në përgjithësi me shenja të lehta klinike”-pohoi Ahmeti. Ai gjithashtu njofton se një person rëndë i lënduar është dërguar për trajtim në Klinikën e Shkupit. “Është pranuar në repartin e Kirurgjisë, ndërsa është trajtuar atje. Ekzaminimet klinike janë bërë atje nuk kemi informacione shtesë”. Sipas informacioneve të para personi rëndë i lënduar është pronari i banesës ku edhe kanë shpërthyer bombolat e gazit, dëshmitarët në vendngjarje thonë se para shpërthimit të zjarrit ka pasur disa detonime./Alsat

Marketing