Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, në gjendje të rëndë 3 gra dhe 1 fëmijë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë atje.

Marketing

Nga zjarri janë dëmtuar tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore, shkruan Top Channel.