Shpërthen dhuna para ndeshjes Angli-Serbi: Tifozët përleshen me karrige, disa të lënduar, dhjetëra të arrestuar

Ka shpërthyer dhuna këtë të dielë para sifdës mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes tifozëve.

Marketing

Daily Mail raporon se disa tifozë britanikë janë në mesin e atyre që mendohet se janë lënduar pas goditjeve të përgjakshme me grusht, ndërsa raporton se knë këtë rrahje janë të përfshirë edhe tifozë shqiptarë.

Në pamjet e publikuara shihet se policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Policia britanike ka thënë se është shumë herët për të konfirmuar kombësinë e personave të përfshirë, por tha se qetësia është rivendosur.

Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fan zone në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.