“Shpërthen” Gattuso pas që Milani pësoi gol në fund

Atalanta ia mori Milanit një pikë me një gol në minutat shtesë.

Marketing

Gennaro Gattuso ka folur pas barazimit ndaj Atalantas.

Trajneri kuqezi deklaroi që skuadra e tij në 30 minutat e fundit nuk shihej me sy.

“Kam shumë keqardhje, por nuk jam i inatosur,” deklaroi Gattuso për Sky Sport.

“Jemi një ekip me dy fytyra. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e parë, por vuajtëm në fund të takimit. Kjo gjë ka ndodhur në katër ndeshje dhe nuk po arrijmë të bëjmë një paraqitje që qëndrueshme për 90 minuta”.

“Duhet të bëjmë më shumë, pasi ka shumë ndeshje për t’u luajtur këtë sezon dhe nëse nuk i mbyllin kur jemi në kontroll, do të jemi në vështirësi”.

“Mendoj se të ruash formën e duhur është e rëndësishme, dhe në pjesën e dytë kemi dalë nga pozicioni jonë nga kombinimi i frikës dhe lodhjes. Nuk mjafton të luash mirë, pasi nuk të jep fitore”.

“Jemi një skuadër e re që po rritet, por në 30 minutat e fundit ekipi nuk shihej me sy”, shtoi ai.