Ish-trajneri i Milan, Alberto Zaccheroni, në një intervistë për Radio “TMW”, ndër të tjera ka komentuar edhe rikthimin e bujshëm në Itali të gjigantit suedez, Zlatan Ibrahimovic.
“Rikthimi i Ibrahimovic? Qetësoi terrenin dhe padyshim ka sjellë më shumë udhëheqje në grup. Për mënyrën se si u prezantua, do të ndjehet njëlloj si Pioli. Ibra është një profesionist i madh, nuk ka më lëvizshmërinë e mëparshme, por është gjithmonë vendimtar”.
“Mendoj se është një turp fakti që nuk ka fituar një “Top të Artë”. Kudo që shkonte fitonte. Spostonte ekuilibrat në moment të caktuara, më shumë se Messi dhe Ronaldo. Askush nuk ka fituar kaq shumë kampionate të njëpasnjëshme, sikurse ka bërë ai, që ka ndryshuar shumë”.
“Spanja nuk ka kampionatin më të vështirë. Ai Italian ka një komponent taktik që nuk e ka askush tjetër. Ronaldo mbërriti tani, ndërsa Ibra ka qenë gjatë dhe ka fituar gjithmonë”, deklaroi Zaccheroni.